Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara nga përkeqesimi i motiit diten e sotme. Qeveria bën bilancin:
Siguria e jetës
Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.
Rrugët
Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.
Energjia elektrike
Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.
Uji
Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.
Shkollat
Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.
Banesat
Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.


