• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputetja gjermane: Më shumë presion për NJOHJEN e Kosovës
Home
Rajon

Deputetja gjermane: Më shumë presion për NJOHJEN e Kosovës

22 September, 2018 F.autor Rajon

Deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës.

Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve. “Unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale”, ka thënë deputetja Renata Alt, në një intervistë për Deutsche Welle.

Raundi i fundit i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel u ndërpre, megjithëse më parë u duk sikur do të gjenin një zgjidhje të konfliktit. Si e komentoni ju këtë?

Renata Alt: Ndërprerja e papritur e bisedimeve tregon se në ç’gjëndje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment.

Çfarë keni parasysh?

Renata Alt: Për shembull, Republika Srpska mund të kërkonte bashkim me Serbinë. Por unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale. Në planin afatgjatë nuk do të duhej të kishte kufij dhe pakicat etnike duhet të gëzojnë kudo të njëjtat të drejta. Këtë e ka mbështetur gjithmonë edhe BE.

Ju jeni kundër ndryshimit të kufijve. Por kështu ndodhi edhe me Kosovën dhe me vende të tjera në rajon. Përse shkëputja e Republika Srpskas përbën rrezik?

Renata Alt: Sepse ndryshime të tilla mbështesin vetëm tendencat nacionaliste. Ky nuk mund të jetë objektivi ynë. Vendet e Ballkanit  kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike ndërmjet Europës dhe Azisë, prandaj duhet të jetë në interesin tonë që këtu të kemi një rajon të sigurt dhe njëkohësisht kandidatët të mendojnë se nëse një ditë prej ditësh duan të hyjnë në BE, të plotësojnë kriteret e Kopenhagës. E kjo nuk po ndodh.

Si do ta vlerësonit rolin e qeverisë gjermane në rajon në dhjetëvjeçarin e fundit?

Renata Alt: Gjermania i ka mbështetur gjithmonë zhvillimet mes dy vendeve. Edhe financiarisht, në kuadër të BE-së, në rajon kanë shkuar 9 milliardë euro në periudhën 2007-2017. Për vitin 2018 është parashikuar po aq. Prandaj ne duhet t’i mbështesim edhe më tej këto vende në transformimin e tyre në një sistem të mirëfilltë demokratik, në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. Qeveria gjermane duhet të apelojë edhe në të ardhmen për këtë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Kjo për momentin nuk është ashtu, prandaj do të ishte mire që Gjermania të ushtrojë presion dhe të ndërmjetësojë që Kosova të njihet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASON IBRA: Nuk e mbyll KARRIERËN në Amerikë, kam një ofertë nga EKIPI I ZEMRËS
Previous article SPARTAK NGJELA/ Janë tre individë tashmë të identifikuar si të korruptuar dhe shitës të interesit kombëtar

F.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT