• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Diskutimi i Enver Hoxhës për delet e zeza: Lebërve u vjen mirë ti dërgosh letra përgëzimi
Home
Dossier

Diskutimi i Enver Hoxhës për delet e zeza: Lebërve u vjen mirë ti dërgosh letra përgëzimi

20 September, 2018 F.autor Dossier

Komunizmi, anën kriminale të tij e ka të lidhur ngushtë me ekonominë e dobët. Udhëheqësit komunistë sa gjakatarë ishin në drejtimin politik, aq ishin edhe injorantë në drejtim të ekonomisë. Procesverbalet e bisedave të tyre, janë tekste të jashtëzakonshme humori që na tregojnë në çfarë derexheje përfundoi ky shtet me të tillë njerëz. Kam përzgjedhur disa ekstrakte bisedash.

Më 16.10.1984 Sekretariati i KQ të PPSH-së dhe të ftuar, diskutoi një rend dite të përbërë prej 6 pikash, e para e të cilave ishte problemi i mishit, i cili kishte kohë që ishte zhdukur nga tregu si mall normal dhe jepej vetëm me miqësi ose me kufizim e me tallona. Në mbledhjen në fjalë merrnin pjesë: Enver Hoxha, Ramiz Alia (sekretar i KQ), Adil Çarçani (kryeministër), Besnik Bekteshi (zëvendëskryeministër), Harilla Papajorgji (kryetar i Komisionit të Planit). Udhëheqësit e Byrosë apo të Sekretariatit, të “gjithëditur”, diskutonin për gjithçka. Duke lexuar këto rreshta, kuptohet më mirë kush e ka drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga debati në Sekretariat

Shoku Besnik Bekteshi: Me gjithë dëborën e madhe…edhe me blegtorinë jemi mirë në këtë periudhë.

Shoku Adil Çarçani: Lindja e qengjave deri tani ka shkuar normalisht, dëmet kanë qenë të pakta.

Shoku Enver Hoxha: Tani që përmende qengjat, mu kujtua një emision që pashë mbrëmë në televizor. Paraqiste një tufë delesh e qengjash. Te kjo më bëri përshtypje numri i madh i deleve të zeza. Qengja dhe dele të zeza ka, por tek-tuk, kurse në atë tufë kishte shumë. Pse nuk i shtojmë ato? Kanë ndonjë ndryshim nga delet e bardha?

Shoku Adil Çarçani: Ndonjë ndryshim në prodhimtari ose cilësinë e qumështit e të mishit nuk kanë, por që kur janë shtuar racat e bardha, të zezat janë duke pakësuar.

Shoqja LenkaÇuko: Përmirësimi racor e ka prishur delen e zezë.

Shoku Enver Hoxha: Po e prishur ka qenë ajo, se gjithmonë rrallë ka pasur dele të zeza, kurse në tufën që paraqiti mbrëmë televizori, kishte shumë të tilla.

Shoku RamizAlia: Unë kur e pashë, mendova mos kishte ndonjë defekt gjatë transmetimit, aq të errëta ishin figurat në ekran, pastaj vura re që delet ishin të zeza.

Shoku Adil Çarçani: Në atë emision bëhej fjalë për tufën e Progonatit dhe më bëri përshtypje sa ishin rritur qengjat…Kooperativa bujqësore e Progonatit ka dalë me disa tregues jashtëzakonisht të mirë në blegtori, shoku Enver. Ata ju kanë dërguar një letër, me të cilën ju njoftojnë arritjet e tyre. Për këtë më tha në telefon, sekretari i parë i Rrethit të Tepelenës.

Shoku Enver Hoxha: Kam dhënë porosi t’u bëjnë ndonjë letër përgëzimi në emrin tim, se u vjen mirë lebërve.

Shoku Adil Çarçani: Mirë do ishte se e duan delen ata, janë të lidhur ngushtë me bagëtinë e imët, qengjat e kecat e vegjël i marrin dhe i mbajnë afër zjarrit derisa të kalojnë periudhën e vështirë pas lindjes, tamam si fëmijët.

Shoku Enver Hoxha: Posi, këtë e kanë në traditë ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Gjobëvënësit Luzim e Sali Berisha
Previous article SHPËRTHEN CARLOS BACCA/ Gol në ndeshjen me Rangers në Europa League

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

DOSSIER/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89: Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se... Dossier

DOSSIER/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89: Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonur njëri e, u kishte thënë se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT