• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump presion Kinës
Home
Botë

Trump presion Kinës

21 October, 2017 Ina.Autor Botë

Presidenti Donald Trump kërkon që Kina të shtojë presionin ndaj Koresë së Veriut për të frenuar programin bërthamor. Muajin e ardhshëm, Trump do të vizitojë Pekinin dhe të tjera qytete në Azi në kuadër të turit të tij të parë në rajonin e largët, ku diskutimet për parandalimin e programit bërthamor të Penianit do të jenë në krye të axhendës.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shtojë presionin ndaj Kinës sa i përket frenimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut. Më 3 nëntor Trump do të nisë turin e tij të parë aziatik që do ta çojë në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Prioritet në axhendën e tij do të jetë parandalimi i përplasjeve me Korenë e Veriut, përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.
Trump do t’i kërkojë homologut kinez Xi Jinping të ushtrojë më shumë presion ndaj Koresë së Veriut. Xi aktualisht është i përfshirë në Kongresin e Partisë Komuniste që pritet të kulmojë me konsolidimin e pushtetit të tij dhe konfirmimin e tij si udhëheqës edhe pas vitit 2022, kur zhvillohet kongresi i ardhshëm. Presidenti Trump beson se ky status i jep më shumë autoritet homologut kinez për të qenë më i ashpër me Penianin.
Kujtojmë se situata mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është tepër e tensionuar, teksa Trump dhe lideri i Penianit Kim Jong-un kanë shkëmbyer ofendime të ashpra mes tyre. Trump kërcënoi se do të shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut ndërkohë që Peniani ka paralajmëruar se Uashingtoni do të përballet me një “sulm të paimagjinueshëm” nëse provokohet.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një foshnje me një gjendje të rrallë peshon më shumë se sa mesatarja e nje fëmije 9-vjeç.
Previous article SKANDALOZE/ Prokurorët veprojnë pa prova, e bëjnë Tahirin shofer kamioni

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT