Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 05:37 poshtë një pallati në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një 68-vjeçar.
Viktima, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij është identifikuar si Luto Murataj.
Familjarët e tij kanë deklaruar se 68-vjeçari mund ta ketë ndërmarrë këtë veprim në kushte depresive.
Pritet zbardhja e ngjarjes.
INFORMACION PARAPRAK
Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M, 68 vjeç.
Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


