• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lidhja vëllazërore mes Kadri Hazbiut dhe Aranit Çelës, si e dënoi më pas me pushkatim
Home
Dossier

Lidhja vëllazërore mes Kadri Hazbiut dhe Aranit Çelës, si e dënoi më pas me pushkatim

19 September, 2018 k.autor Dossier

Rrapi Mino, Ish-kryeprokurori i Enver Hoxhës në një intervistë ekskluzive për “Panorama” ka rrëfyer rreth lidhjeve të tij personale me ish-Ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe miqësisë së tij me Aranit Çelën, ish-prokurori që e dënoi më pas me vdekje.

Mino ka treguar rreth vizitës që pati në shtëpi nga Kadri Hazbiu, ku u shoqërua nga “vëllai i kuçit”, siç e quante ai Aranit Çelën. “Nuk kishin lidhje gjaku, por qysh nga lufta, ata bëheshin si dy vëllezër. Kudo i gjeje bashkë”, thotë Mino.

Kishit shoqëri me Kadriun kur drejtonte Ministrinë e Brendshme?

Kadriu ishte një nga figurat kryesore dhe, për hir të së vërtetës, kishte popullaritet. Ishte shumë i kujdesshëm në komunikim me njerëzit. Masovik, i thoshim atëherë. A kisha lidhje unë me të? Pa dyshim që kisha. Bile më shumë se lidhje pune. Kadriu ishte i pari që më uroi ditën që u caktova në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. E mbaj mend si tani. Më telefonoi në zyrë dhe më tha suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme. “Faleminderit”, i thashë. “Jo kështu thatë”,- më tha, duke më kujtuar se do vinte nga shtëpia. Ashtu bëri. Atëherë rrija me shtëpi te Ministria e Jashtme. Erdhi siç më premtoi dhe më uroi me gotën e rakisë. Kishte marrë me vete dhe Aranit Çelën. “Nuk erdha vetëm, por kam marrë dhe këtë vëllain e sojm”, më tha sa kapërceu portën e shtëpisë. Kaluam disa çaste të ngrohta e miqësore…
Pse kishte ndonjë lidhje të veçantë Kadriu me Aranit Çelën?
Nuk kishin lidhje gjaku, por qysh nga lufta, ata bëheshin si dy vëllezër. Kudo i gjeje bashkë. Në çdo gëzim e gosti qëndronin në krahë të njëri-tjetrit. “Se nuk më shkon pa këtë vëllain kuçit”, thoshte Kadriu. Dhe bëheshin më shumë se dy vëllezër të një gjaku…
arianit celaI qëlloi pastaj që Araniti ta dënojë me vdekje, me pushkatim…
Ashtu rrodhën gjërat. Nuk mund të kishte zgjidhje tjetër…
Sidoqoftë, vëllait nuk i bën dora të qëllojë pa iu dridhur qerpiku mbi vëllain…
Ishin vëllezër e kaluar vëllezërve, siç të thashë, deri para mbledhjes së Byrosë që e shpalli armik e tradhtar. Pastaj, si të ta them. Procesi që nisi ndaj Kadriut, akuzat e rënda, hapën tjetër histori. Tashmë nuk ishte prishur vetëm vëllazëria midis tyre…
Po ju e kishit të vështirë komunikimin me Kadriun gjatë hetimit. Ai ka qenë një figurë karizmatike. Shto këtu edhe faktin që njiheshit e kishit pasur edhe miqësi…
E ke fjalën për anën emocionale. Në ballafaqime të tilla, nuk bëhej fjalë për sentimentalizma e emocione. Aty, përballë njëri-tjetrit, ishin ndarë rolet. Unë, përfaqësuesi i akuzës, dhe ai i pandehuri. Ishin dy qëndrime zyrtare të prera dhe të qarta. Ndryshe nuk mund të veprohej…
Kur u kthyet për herë të dytë në qelinë e Kadri Hazbiut?
Në qelinë e tij ma ka dashur puna të shkoj disa herë. Mbaj mend dy-tri rastet që kam shkuar për t’u kthyer përgjigjet e letrave, që ai i shkruante Enverit nga qelia.

Rrapi Mino duke folur për “Panorama”

(Vijon nga publikimi i kaluar)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kanye deklaroi publikisht vendimin familjar/ Kim e refuzon në mënyrë të prerë (FOTO)
Previous article Zbulohen fjalët e Ronaldos/ Ja çfarë i tha portugezi arbitrit pas KATONIT TË KUQ (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT