Izmira Ulqinaku deputetja më e re e partisë demokratike e diplomuar për arkitekturë. Në 2016 bëhet zëdhënëse dhe anetare e kryesisë së PD Shkodër. Në 2017 ajo bëhet deputete e partisë demokratike për Shkodrën e rënditura e dyta në listë. Izmira Ulqinaku është edhe mbesa e dëshmorit Nazmi Kryeziu që mbeti i vrarë në masakrën e 2 prillit në Shkodër.
Në intervistë për Alpenews.al deputetja e PD tregon për mbledhjen e opozitës në Shkodër, Vetingu për politikanët dhe kualicionin PD-LSI.
1.Çfarë po ndodh me Shkodrën dhe përse opozita zgjodhi që mbledhjen e pare ta bëjë pikërisht në këtë qytet?
Ne dy muaj e gjysëm, në Shkodër ndodhen 5 vrasje dhe 4 të zhdukur. Terrori që përfshiu qytetin më të madh verior, ishte i paprecedentë. Ky zinxhir vrasjesh dhe krimesh nuk mund të ndodhë në një shtet normal. Kjo situatë ndeshet vetëm aty ku krimi ndihet i paprekshëm, aty ku, që prej Ministrisë së Brendshme e deri te komisariatet e policisë drejtojnë të emëruarit e bandave. Prandaj opozita e nisi këtë session parlamentar me mesazhe nga Shkodra.
2.Si ju duket vendimi për vetingun në politikë dhe a duhet të jenë edhe familjarët pjesë e këtij vetingu?
Vetingu do të ndajë njeherë e mirë politikën nga krimi. Eshtë e vetmja mënyrë për të pastruar përfundimisht Kuvendin nga kriminelët, hajdutët dhe miqtë e tyre. E them përfundimisht, pasi nje pastrim u bë edhe me Dekriminalizimin, të cilën e inicioi si gjithmonë Partia Demokratike.
3. Në këto takimet nga Shkodra, Elbasani dhe Durrësi cili ishte mesazhi që përcolli opozita për qytetarët e këtyre qyteteve?
Opozita dhe vecanërisht Partia Demokratike është dhe do te jetë zëri dhe mbeshtetja më e madhe e qytetarëve të këtij vendi. Nisma ligjore e PD, në Kuvend, për vetingun e politikanëve do të shpërndahet, diskutohet dhe konsultohet me qytetarët për ta kthyer këtë platformë në një alternativë për të shpëtuar vendin.
4.A do të ketë koalicion PD-LSI DHE PDIU në zgjedhjet lokale?
Opozita ka sfida përpara, prandaj është akoma herët që të flitet për koalicion në zgjedhjet lokale.
/Alpenews.al