Basha pati një takim urgjent me intelektualë dhe artistë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në ambientet e selisë së PD.Në qendër të diskutimit ka qenë ligji për teatrin, i cili ditën e nesërme pritet që të diskutohet në Parlament.
Deklarata e Bashës pas takimit me artistët:
“Kushdo që ngre kartonin për të shembur teatrin do trajtohet politikisht nga opozita si termosit shtetëror”, paralajmëroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Me artistët dhe intelektualët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të vendosur kundër ligjit korruptiv, antikushtetues dhe kriminal që shkatërron Teatrin Kombëtar.
Posted by Lulzim Basha on Wednesday, September 19, 2018


