Janë të rralla rastet kur trafikantët e drogës shfaqin pendësë aq më tepër kur konsiderohen si bosa mafiozë.
I tillë është rasti i mëposhtëm i ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për bosin mafioz Tommaso Montedoro i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë si dhe është marrr në mbrojtje nga shteti Italian.
Mirëpo, pendesa e tij ka nxjerr zbuluar anëtarët e bandës apo grupeve të trafikimit. Njëri prej tyre është shqiptari Sabin Braho, nga Durrësi por që prej kohësh jetonte në Brindisi të Italisë.
Ky i fundit sipas informacioneve, ka pasur një rol kyç në organizatë.
AlpeNews.al mëson se Sabin Braho është personi mëposhtë:
Ndaj 14 anëtarëve të arrestuar të klanit mafioz që në fund të shtatorit priten të dalin para drejtësisë rëndojnë dhe akuzat e trafikut të armëve, grabitje me armë në disa institucione bankare, zhvatje me dhunë të sipërmarrjeve të ndryshme e riciklim parash.
/AlpeNews.al




