• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GËRDECI I 97″/ Çfarë ka ndodhur në tunelin e ushtrisë ku sot u gjetën eshtra njerëzish
Home
Sociale

“GËRDECI I 97″/ Çfarë ka ndodhur në tunelin e ushtrisë ku sot u gjetën eshtra njerëzish

19 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

“Gërdeci” i parë në Shqipëri do regjistrohej 29 prillin e vitit 1997, kur dhjetëra banorë të fshatit Selitë në rrethin e Matit, do t’i drejtoheshin tuneleve të ushtrisë në Qafë Shtamë për të marrë armë dhe municione. Rënia e shtetit dhe çelja e depove ushtarake çoi në armatosjen e civilëve, duke prodhuar një situatë anarkie në të gjithë vendin.

Viti i trazirave prodhoi të parën tragjedi me një bilanc të rëndë, i cili do të pasohej nga Gërdeci i vërtetë, ai i 15 marsit 2008 me 26 të vdekur. Në një kohë kur banorët po nxirrnin armë nga tuneli, shpërthejnë predhat dhe i gjithë tuneli hidhet në erë. 23 persona humbën jetën në këtë ngjarje, të gjithë banorë të fshatit Selitë në Mat, me jo më shumë se 200 banorë.

Ekipet e emergjencës bënë të mundur nxjerrjen e trupave të 15 viktimave, ndërsa pesë të tjerë nuk u gjetën kurrë, për shkak se një pjesë e tunelit pësoi shembje.

Pas 21 vitesh, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një aksion me Forcat Xhenio për pastrimin e tuneleve të ushtrisë nga municionet luftarake të mbetura aty që nga bastisja e 1997. Edhe zona përreth tuneleve ka prezencë të theksuar të predhave dhe municioneve të tjera luftarake.

Sot, gjatë gërmimeve në këtë tunel u gjet një skelet njeriu, i cili dyshohet se i përket pikërisht një prej viktimave të tragjedisë. Gërmimet në tunel pritet të zbulojnë edhe skelet e 7 personave të tjerë që humbën jetën në tunel, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E MARVIT PËR NJË KARIKUES/ Kthesë në hetime. Prokuroria: Ishin pesë autorë, por ai…
Previous article E FUNDIT/ FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Jordani, ja çmimet...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT