• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Wild Walls”/ Revista prestigjoze përzgjedh muralen në Urën Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë (FOTO)
Home
Media të Huaja

“Wild Walls”/ Revista prestigjoze përzgjedh muralen në Urën Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë (FOTO)

19 September, 2018 k.autor Destinacione, Media të Huaja

Revista prestigjioze “Wild Walls” përzgjedh muralen në Urën Vajgurore si 1 nga 10 më të mirat në botë

Revista prestigjioze zvicerane “Wild Walls” ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë. Përzgjedhja është njoftuar nga kryeredaktorja e revistës, Angie Kordic, e cila ka publikuar listen e muraleve të pikturuara gjatë muajit gusht 2018 në të gjithë botën. Kjo është një traditë, e cila vazhdon prej 14 vitesh për revistën “Wild Walls”, dhe në numrin e 169 të saj, në hartën botërore të muraleve me te mira, ka përzgjedhur edhe një qytet nga Shqipëria, pikerisht qytezen e vogel te Ures Vajgurore.

Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë. “Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri. Piktura vjen si një shembull i përkryer i përdorimit të hapësirës. Në murale shikohet një çift, te cilet veshtrojne njëri-tjetrin nga te dyja anët e pallatit, duke i dhene jete nje iluzioni te bukur”, thuhet në shkrimin e revistës “Wild Walls”.

“Flirtimi” (The flirt), “Kampioni” (The Champion) dhe “Ura e Mendjes” (Bridge of mind) janë tre muralet që janë pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore nga artisti i njohur me famë ndërkombëtare WD. “Ai eshte një nga artistët më të talentuar të skenës së artit bashkëkohor në Greqi. WD është një artist indonezian me banim në Athinë, i njohur gjerësisht për muralet e tij foto-realiste që shpesh adresojnë çështjet aktuale ekonomike, politike dhe sociale në terma vendorë dhe globalë. Kurrë nuk ka frikë të flasë dhe të shprehë mendimet e veta. Ai është i pasionuar për krijimin e pjesëve të guximshme dhe të provokimit të mendimeve që rrisin ndërgjegjësimin për disa prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet bota jonë sot. Midis punës së ngarkuar në mënyrë shoqërore, ai gjithashtu krijon murale të frymëzuara nga natyra, komike, romane grafike dhe karaktere të Disney”, thuhet në përshkrimin që revista zvicerane “Wild Walls” bën për artistin.

Tre muralet janë kuruar nga artisti i njohur shqiptar, Helidon Haliti, me mbështetjen e Bashkisë Ura Vajgurore.

Shkrimi i revistës prestigjioze zvicerane “Wild Walls”: https://www.widewalls.ch/street-update-169/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNIMI I BIZNESMENIT NË TIRANË/ Reagon Berisha: Ngrihuni kundër qeverisë
Previous article JO VETËM REPER/ Ledri emërohet në postin që nuk ka lidhje me muzikën... (FOTO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT