• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Flet babai i Neymar/ Ka hapësira për ndryshime, por jo momentalisht për Neymar!
Home
Futboll

Flet babai i Neymar/ Ka hapësira për ndryshime, por jo momentalisht për Neymar!

30 November, 2017 g.autor Futboll, Sport

Babai i Nejmarit ia ka lënë derën hapur mundësisë që  djali i tij një ditë të transferohet te Reali i Madridit. PSG vendosi rekordin botëror transferimit më të shtrenjtë kur solli nga Barcelona sulmuesin brazilian për shifrën e 222 milionë eurove. Por në fillim të këtij muaji, mediat spanjolle kanë nisur të flasin për një pakt mes presidentit të Realit, Florentino Perez, dhe babait të Nejmarit për të diskutuar mundësinë e rikthimit të talentit në Spanjë.

Shumë prej futbollistëve të Realit, përfshirë kapitenin Ramos, kanë dalë hapur në mbështetje të një transferimi të “O Ney”-t dhe tani është vetë Nejmar Senior, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i të birit, ai që nuk e përjashton një mundësi të tillë gjatë një interviste për “Fox Sports”:

“Gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Por tani, nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Nuk mund të përjashtoj që s’do të ketë negociata në 5-6 vitet e ardhshme. Nejmar sapo ka ardhur në Paris dhe ka firmosur një kontratë të gjatë. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe është ende herët për të folur për një largim”.

Por fjalët nga e vërteta i ndajnë një det i tërë dhe Perez nuk ka ndër mend që të dorëzohet për të sjellë në Madrid “galaktikun” e radhës. Mediat spanjolle rendisin edhe një listë me tre emra: Karim Benzema, Rafael Varan dhe Hames Rodrigez, që presidenti po mendon t’i shesë me qëllim financimin e operacionit për të transferuar Nejmarin.

“Diario Gol” zbulon një tjetër listë me tre emra, e propozuar nga Kristiano Ronaldo për presidentin, me përforcimet që portugezi i këshillon: ai dëshiron të shohë në “Bernabeu” talentin portugez të PSG-së, Gonçalo Guedes (i huazuar te Valencia), mbrojtësin brazilian të PSG-së, Markinjos dhe portierin e Atletik Bilbaos, Kepa. /A.D

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksident i rëndë tek Unaza e Re, makina përmbyset në anë të rrugës (Foto)
Previous article Aksident i frikshëm në Elbasan, përmbyset maunia nga moti i keq (FOTO EKSKLUZIVE)

g.autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT