Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Librazhd, ku një punonjës i një firme u aksidentua për vdekje teksa ra në kontakt me energjinë, policia ka arrestuar tre persona.
Burime zyrtare thanë se në pranga ranë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek të Pogradecit, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, (punëtor) dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.


