• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TAKIMI I FUNDIT”/ Zbulohen “porositë” e Donald LU për Kryeprokuroren ARTA MARKU
Home
Shqipëri

“TAKIMI I FUNDIT”/ Zbulohen “porositë” e Donald LU për Kryeprokuroren ARTA MARKU

18 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Para largimit nga Shqipëria, ambasadori i SHBA, Donald Lu zhvilloi një takim lamtumire edhe me Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Zyra e shtypit të Prokurorisë ka zbardhur takimin që u zhvillua ditën e djeshme.

Prokurorja e Përgjithshme dhe zyrtarët amerikanë theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zyrës së shtypit, ambasadori Lu vlerësoi maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e Arta Markut në një periudhë të rëndësishme për zbatimin e legjislacionit të ri të reformës në drejtësi.

Prokurorja e Përgjithshme i uroi punë të mbarë zotit Lu në detyrën e re dhe çmoi rolin e tij dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për promovimin, hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Njëkohësisht, Prokurorja e Përgjithshme i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zëvendësambasadores së re Leyla Moses-Ones, duke theksuar vendosmërinë për thellimin e punës së përbashkët për të ardhmen, në luftë kundër kriminalitetit.

Donald Lu u largua nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit diplomatik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Diplomati amerikan ishte ndër insistuesit kryesorë të një prej reformave më të rëndësishme në Shqipëri atë në sistemin e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rio Ferdinand e thotë "troç": Ja çfarë mund të mësojë POGBA nga RONALDO
Previous article TAKIMI I TRETË I UDHËHEQËSVE KOREANË/ Thellohen marrëdhëniet e mira midis dy shteteve

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT