• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TOP TALK”/ Alfred Peza: Edhe PS e do vettingun politik, por PD është jo serioze
Home
Shqipëri

“TOP TALK”/ Alfred Peza: Edhe PS e do vettingun politik, por PD është jo serioze

18 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Vettingu politik është tema kryesore e ditëve të fundit, kjo ka qenë edhe tema e trajtuar këtë të martë në studion e “Top Talk”, ku përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ka qenë idh deputeti dhe Sekretari për Median në PS, Alfred Peza.

Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i PD, paralajmëroi se nëse mazhoranca nuk do të votojë pro vettingut politik nuk do të ketë asnjë rekurs institucional dhe asnjë mënyrë tjetër përballje politike me krimin, duke lënë të kuptohet se do të ketë një aksion tjetër, por pa dhënë detaje.

Këtë paralajmërim të opozitës, Alfred Peza e cilëson thjesht si kërcënim i radhës, në konferencën e radhës nga opozita e radhës.

  “Vetting me të pavarur”, Basha kërkon miratimin e Ramës. Detajet më pas

Ndërkohë që për statusin ironizues të kryeministrit Rama, Peza shprehet se “Kryeministri ka paralajmëruar se nuk mund të merret me gjera jo serioze”.

  Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën në “Twitter”

Sipas tij, kjo nismë është jo serioze pasi PD nuk paraqitet në vendin ku duhet ta bëjë propozimin dhe diskutimin për këtë çështje, në Parlament.

“Është jo serioze, sepse PD i ka ikur Parlamentit. Këtë të enjte ka bërë me dije se do të jetë në Vlorë. Propozimet bëhen në parlament. Për dekriminalizimin ka pasur një komision bipartizan e diskutime në Kuvend”, u përgjigj Peza, duke theksuar se është e gatshme për të diskutuar me PD lidhur me këtë çështje vetëm në Kuvendin e Shqipërisë. “Opozita është në të drejtën e saj të marrë vendime poltike, Mazhoranca nuk mund të përdorë asnjë mjet që ta detyrojë opozitën që të përdorë mandatin e saj, veçse t’i presë në Kuvend”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se përse e shohin me skepticizëm nismën e ndërmarrë nga PD, Peza përgjigjet: ” Personalisht nuk e shoh me skepticizëm, qëllimi mund të jetë i mirë, por rruga që po ndjek PD është e gabuar. Propozimi është jo serioz. Çfarë do të thotë një trupë i pavarur, ku brenda Prokurorisë ke një strukturë për Dekriminalizimin. Për të shuar të gjitha keqkuptimet, pasi nuk ekziston një precedent, opozita duhet të shkojë në Parlament e ta bëjë propozimin si për dekriminalizimin”.

Ish deputeti i PS, në fund të intervistës theksoi se në parim asnjë anëtar i PS nuk është kundër vettingut politik, por është opozita ajo që po e shfrytëzon për spektakël.

“Në parim, asnjë anëtar i PS nuk është kundër vettingut në politikë, por ka një qasje jo korrekte nga opozita që bën këtë propozim sa për show”, u shpreh Peza.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE TË HOQËN NGA TOP CHANNEL APO SJA LE SHEFIT"/ Anjeza Maja nxehet keq me fansin (FOTO)
Previous article Të heshtësh apo të ulërish gjatë seksit?

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT