• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA ME ARMË NË TIRANË/ Detajet e REJA. Si tentoi ta fshehë ngjarjen pronari i bar “Chicago-s”
Home
Breaking News

PËRPLASJA ME ARMË NË TIRANË/ Detajet e REJA. Si tentoi ta fshehë ngjarjen pronari i bar “Chicago-s”

18 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e 21 Dhjetorit, në rrugën “Shefqet Musaraj”. Policia tha sot se pronari i bar Chicago-s u përplas me armë me një 50-vjeçar.

Ndërsa burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv thonë se ai është shtetasi Ardjan Pashaj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ka qenë pronari i barit ai që ka ngritur armën i pari, ndonëse me të shtëna i është kundërpërgjigjur Pashaj. Ndaj Hitës rëndon akuza “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”, ndërsa ndaj Pashajt vepra penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Por pavarësisht të shtënave para lokalit e panikut të krijuar në zonë Laert Hita ka tentuar ta fshehë ngjarjen. Burime policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se forcat e policisë e kanë gjetur atë në banesën e tij, pas sinjalizimit të qytetarëve se dikush mund të ishte plagosur.

Lokali ku ndodhi përplasja me armë një natë më parë

Hita nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, por burimet thonë se është përpjekur të fshehë me çdo mënyrë ngjarjen. Vetëm kur është përballur me kamerat e sigurisë që tregonin momentin e konfliktit mes tyre ai ka pranuar sherrin fizik që çoi më pas në përdorimin e armëve.

Në zonën ku jeton, ai njihet si person problematik që ka shkaktuar shpeshherë probleme, por mbetet e paqartë pse është konfliktuar me Pashajn.

Ndonëse është marrë në pyetje në polici, Hita nuk ka pranuar të sqarojë sherrin për motive të dobëta që ka pasur me 50-vjeçarin.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

Çfarë ndodhi mbrëmë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të Laert Hitës) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Si u mor vesh ngjarja

Kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar policinë për të shtënat me armë zjarri dhe një person të plagosur, por në momentin që kanë mbërritur blutë e kryeqytetit nuk kanë gjetur asnjë person, pasi 35-vjeçari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për Report Tv pohuan se 35-vjeçari ka plagë të lehta në trup, por policia në njoftimin e sotëm mohoi diçka të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISHIKIMI I KUFIJVE/ Presidenti Thaçi paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës
Previous article LEGJENDA: Grizman nuk është në nivel me MESSIN dhe RONALDON, i vetmi që u afrohet…

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT