• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARVI MIHALIT/ Gjykata refuzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar
Home
Breaking News

VRASJA E MARVI MIHALIT/ Gjykata refuzon kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar

18 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur të rrëzojë kërkesën e dy të pandehurve për vrasjen e Marvi Mihalit, Dejvi dhe Eugen Bitraj, për gjykim të shkurtuar dhe veçim të çështjes. Gjykata ka refuzuar kërkesën dhe ka rihapur procesin e gjykimit për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Mihalit, 1 vit më parë tek zona e Stadiumit Dinamo në Tiranë.

Në gjykatë janë pyetur edhe prindërit e Marvi Mihalit nëse ishin dakord me gjykimin e shkurtuar dhe ata janë përgjigjur:Jo. Procesi rifillon me akuzën e vrasjes së kryer me paramendim, pasi u ndërrua prokurorja që kishte dërguar në gjykatë të akuzuarit në gjyq me akuzën për moskallëzim të krimit. Dy të akuzuarit Kridens dhe Marsel Alla janë ende të lirë, pasi janë shpallur në kërkim. Atyre iu është ndryshuar masa e sigurisë dhe akuza, nga hetim në gjendje të lirë në arrest me burg.

Si u vra Marvi Mihali për një karikues në 31 korrik 2017
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META PRET AMBASADORIN E RI TË BE-së/ Meta: Domosdoshmëri përparimi urgjent i vendit
Previous article Mirel Josa drejt shkarkimit! Zbulohet emri i shqiptarit që pritet ta zëvendësojë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT