Ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama, menjëherë pas deklaratës së Bashës. Ai ironizon kreun e opozitës duke thënë se ska shans për të marrë pushtetin me zgjedhje.
Postimi i plotë:
Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin



