Një 58 vjeçar është vetëhelmuar në Bushat të Shkodrës. Teksa po spërkaste pemët, nga pakujdesia ka ndodhur dhe ngjarja. Personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës
- Më datë 16.09.2018, në fshatin Bushat, pranë banesës, duke spërkatur pemët, nga pakujdesia, është vetëhelmuar shtetasi V. D., vjeç 58, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.


