• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHPENZIMET PËR ARSIMIN/ Gati 1/3 financohet nga familjet shqiptare
Home
Ekonomi
Portret

SHPENZIMET PËR ARSIMIN/ Gati 1/3 financohet nga familjet shqiptare

18 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Vitin e kaluar, sektori i arsimit u financua në 3.1% të PBB, teksa pritet që financimi të jetë po në këtë nivel edhe këtë vit.

Mirëpo nga të dhënat e detajuara nga Ministria e Arsimit mësohet se 1% e PBB, nga 3.1%, financohet nga pagesat e familjarëve nëpërmjet tarifave direkte. Përqindja e financimit të familjarëve u rrit dukshëm pas rritjes së tarifave në arsimin e lartë pas vitit 2015. (tarifat që paguajnë familjarët derdhen në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, që më pas i rishpërndan për nevojat e veta). Sipas një analize të fundit të United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin në raport me PBB në raport me vendet e tjera të kontinentit.

 

Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverise për arsimin kane qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve te fundit mbeten kryesisht nën 3.5% te Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3 për qind të PBB-se.
Po ashtu, shpenzimet private/familjare për arsimin si përqindje e PPB-se kanë qenë në rritje që në 2011, dhe, duke ruajtur ketë tendence, arriti ne 0.9% në fundin e vitit 2015 dhe pak më shumë se 1% më 2017.

Në mënyrë krahasimore, në lidhje me shpenzimet në arsim si përqindje e PPB-se, treguesi i Shqipërisë është poshtë vendeve të rajonit që financojnë 4-5% të PBB për arsimin dhe poshtë vendeve të OECD që financojnë 6-7 % të PBB-së tyre për arsimin.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara të popullsisë. Në vend që hendeku i financimeve në arsim të plotësohet, qeveria ka planifikuar të kundërtën, fondet do të ulen më tej gjatë tre viteve në vijim. Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 2018-2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021.

Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të PBB-së për arsimin teksa vendet e tjera të rajonit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.

Në arsimin parauniversitar do të financohen me prioritet projekte për ndërtime të reja, rikonstruksion/rindërtimin apo shtesa në objektet aktuale për më shumë se 170 objekte arsimore të tjera ose rreth 1500-1700 klasa / laboratorë mësimore, nga të cilat do të përfitojnë 50,000- 55,000 nxënës dhe 3000-3500 mësues dhe edukatorë.


Infrastruktura e sektorit e arsimit në Shqipëri mbetet shumë e dobët dhe nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe informacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel kombëtar, teksa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINDA HALIMI NUK PËRMBAHET/ Fansi i thotë: "Të pëlqeja më shumë të shëndoshë ..."
Previous article SULMUESI I LIVERPOOL/ Salah: Këtë sezon do të surprizojmë të gjithë, fitojmë kampionatin dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT