Ndonëse policia nuk ka gjetur asnjë person të plagosur dëshmitarët tregojnë se kush ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mesohet se në rrugën “Shefqet Musaraj”, vendin ku ishte telefonuar nga qytetarët se kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri janë gjetur dy gëzhoja pistolete por… asnjë i plagosur.
Policia ka marrë në pyetje banorë dhe persona që kanë qenë dëshmitare, të cilët kanë deklaruar se i plagosur ka mbetur pronari i një pike bastesh në zonë. Policia ka ushtruar kontroll në spitalet e kryeqytetit por deri më tani nuk është paraqitur asnjë i plagosur. Deri në zbulimin e të dhënave të tjera dhe identiteve ngjarja mbetet misterioze.


