Ngjarje e rende ka ndodhur në Laç. Mësohet se katër persona janë palgosur me armë zjarri. Dyshohet se ngjarja erdhi pas sherrit mes dy grupeve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak të këtij qyteti. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as autorët.
Të plagosur kanë mbetur Gazmend dhe Islam Shaploci, jashtë rrezikut për jetën dhe Gëgë Gegaj në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/AlpeNews.al


