Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka marrë përsipër që të bëjë disa konstatime historike që edhe studiuesit e kanë të vështirë t’i bëjnë.
I njohur ndryshe si “kaubojsi” i parlamentit, ka vijuar të rrëfejë se si ishte Ismail Qemali sipas tij.
Ndocaj thotë se plaku i urtë i Vlorës shkonte me femra nëpër hareme të Stambollit dhe se kishte mendjen tek pavarësia.
Sipas “kaubojsit”, Ismail Qemalit i ra rruga për në Vlorë dhe se s’kishte për qëllim të ngrinte flamurin pasi nuk kishte marrë me vete një të tillë.
Më tej Ndocaj i bën thirrje shqiptarëve të zgjohen sepse janë mësuar me tjetër histori duke apeluar se nëse e ofendojnë apo kërcenojnë, kanë treguar injorancë.
“E verteta e dates 28 .11.1912 eshte e hidhur, dhe kjo duket ne rrevoltimin e çdo njeriu, qe s’e din ate dhe qe s’jep argument veç ofendon dhe kercenon duke treguar injorancen qe u ka mbuluar dhe duke u munduar te mbyllni gojen dhe fjalen e lire, qe me gjak e fituam kunder turkut e kunder diktatorit qe shkaterroi historine e lavdishme te katolikeve dhe myslimaneve shqiptare dhe duke jua atribuar lavdine dhe meritat njerezve te dyshimte ne historine tone . Zgjohuni se keni mesuar historine e djallit, ate te Enver Hoxhes.
Ismail Qemalit s’ja heq kush faktin qe ishte pjese e asaj qe ndodhi me 28 netor 1912. Por ai erdhi si turist dhe ishte akoma deputet turk dhe skishte as flamurin me vete se sishte nis per ate pune .
Ndersa shqiptaret qe kishin 500 vjet lyfte kunder padronit te Isnailit sulltanit , ata kishin bere gati terrenin patriotet e vertete, si dom Nikoll Kaqorri e shume klerike katolike e ortodokse dhe hoxhallare e betakshi patriot te vertet, qe luftuan 500 vjet kunder turkut, nuk kursyen asgje per komb dhe fe, duke u bere nje me popullin qe luftonte e derdhte gjak nen udheheqjen e trimave e kapedaneve te Mirdites e te jugurmt qe luftonin ne Shqiperi .
Kurse ky Ismaili Qenali pinte çaj kembekryq ne Stambol neper baret lluksoze dhe haremet e turkut, ndersa shqiptaret vriteshin nga prendoria turke, ku ky ishte deputet i perandorise dge sejziston asnje dokument ku ky proteston per sgqiperin apo genocidet qe turqit benin ne shqiperi ndaj popyllit te ti.
Pra e gjeti gati terrenin dhe mendoni se me nje shkop qe i ngeci ne dore behesh babai kombit joooo kurr ,eshte kontribues po jo me shum.
Dhe me e rendesishmja, flamuri per pamvaresi duhej te ngrihej ne Kosove, por ai hezitoi dhe ju drejtue Vlores, ose nga frika ose ishte dakord me marreveshjen turko – serbe.
Ai la jasht Kosoven duke ngritur flamurin ne Vlore . Dhe kjo ishte marrveshja turko – serbe kunder kombit tone .
Ai beri te pamvarur 30 % te Shqiperis dhe nuk solli pamvaresi per gjithe trojet shqiptare,” shprehet Ndocaj. (TemA)


