Ish-Kryeministri Sali Berisha duke debatuar me kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend, i theksoi se rrethi po i ngushtohej dhe se do të shkonte në birucë për krimin monstruoz që i kishte bërë vendit.
“T’i përgjigjesh një njeriu që në çdo fjalë që nxjerr është gënjeshtër, nuk është racionale. Po të them tre gjëra, – tha Berisha. – Po të ngushtohet rrethi dhe po ecën drejt vendit, atje ku e ke, në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën që i bëre Shqipërisë. Ti je peshku i madh ti duhet të mbash përgjegjësinë më të madh për krimin monstruoz që i ke bërë ktij vendi.
Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend.
Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Thursday, November 30, 2017


