• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZUAN SEKSUALISHT ME TË MITURËN/ Qëllohet me armë pranë banesës së 11 vjeçares
Home
Breaking News

ABUZUAN SEKSUALISHT ME TË MITURËN/ Qëllohet me armë pranë banesës së 11 vjeçares

17 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak pas mesnate në afërsi të banesës së vajzës së mitur, e cila denoncoi pak muaj më parë mësuesin e saj 63-vjeçar se e kishte ngacmuar seksualisht, janë dëgjuar të shtëna me armë. Familjarët e vajzës së mitur kanë ngritur alarmin dhe thonë se të shtënat janë një formë kërcënimi. Ata kanë telefonuar pranë Report Tv për të shprehur shqetësimin.

Ngjarja

Një mësues i kaluar në moshë në prag pensioni, ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së MemaliajtMësuesi 63-vjeçar pas denoncimit që i është bërë nga familja e vajzës së mitur është arrestuar dhe liruar nga policia, sepse sipas policisë nuk janë vertetuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë çka ka bërë që Report TV, të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 11 vjeçare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Në deklarimin përpara kameras së Report TV, dy prindërit e vajzës 11-vjeçare të dhunuar seksualisht rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63-vjeçar, me të cilin janë bashkëfshatar. I ati i vajzës 11-vjeçare ka mbetur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës, nxënëse e klasës së pestë. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Isha në gjumë kur ra telefoni. Foli vajza, filloi të qajë dhe më tregoi të vërtetën. Mësuesi e kishte zhveshur, i kishte nxjerrë nxënësit e tjerë përjashtë. do ndjekim rrugët ligjore, na ra bomba në shtëpi. Mësuesi ka ardhur këtu për vakira, nuk kishim gjë me të.

Babai i ‘viktimës’

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës.

Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë ‘çfarë janë këto që po dëgjoj’. Më tha se ka dy vjet që ndodh, por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo.

E ëma e ‘viktimës’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIANA GRANDE DHE PETE DAVIDSON JAPIN LAJMIN E LUMTUR/ Zgjerojnë familjen me një anëtar të ri (FOTO)
Previous article RISIA NGA KOMPANIA JAPONEZE/ "Nissan Qashqai" me dizel më të fuqishëm

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë Aktualitet

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT