• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TATIMET E FIERIT ME PERFORMANCË POZITIVE/ 43 mijë kontakte informuese me bizneset dhe individët
Home
Ekonomi
Portret

TATIMET E FIERIT ME PERFORMANCË POZITIVE/ 43 mijë kontakte informuese me bizneset dhe individët

17 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Një nga drejtoritë, ku Shërbimi i Tatimpaguesve ka pasur një performancën pozitive është padyshim edhe ajo e Fierit. Referuar të dhënave, për janar-gusht janë regjistruar 43 238 kontakte me tatimpagues dhe individë.

Për Administratën Tatimore, një nga prioritetet e punës së saj është informimi dhe edukimi i tatimpaguesve me korrektësi.

Në qëllim të kësaj qasje, në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore janë të ngritura dhe funksionojnë zyrat e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, Këndi i Asistencës i dedikuar ndaj biznesit të vogël, këndi i Bashkëqeverisjes. Një nga drejtoritë, ku Shërbimi i Tatimpaguesve ka pasur një performancën pozitive është padyshim edhe ajo e Fierit.

Referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm për periudhën janar – gusht 2018 janë realizuar përmes të gjitha rrugëve të komunikimit direkte dhe elektronike 43,238 kontakte me tatimpaguesit dhe individë. Përmes platformave online të komunikimit është bërë e mundur marrja e shpejtë e informacionit për të gjitha çështjet e ngritura, duke reduktuar në këtë mënyrë kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën tatimore. Gjithashtu, në kuadër të fushatës së informimit për përfshirjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm në Këndin e Asistencës u informuan mbi procedurat 915 tatimpagues, ndërsa u asistuan në terren 940 tatimpagues të vegjël.

Ndërsa aktualisht, një tjetër fushatë informimi dhe edukimi po zbatohet nga DPT, në të gjitha DRT-ë. Janë 11 kategori të biznesit (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë) që po njihen me të drejtat dhe detyrimet tatimore përmes broshurave dhe videove, kjo në kuadër të Platformës së Informimit, një projekt që po zbatohet me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ato përmbajnë informacion të detajuar për të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore.

Specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, në çdo kohë do të mund të japë informacionin e duhur në lidhje me çdo nevojë që do të kenë tatimpaguesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA KINI KUJDES!/ Kimikatet e produkteve kozmetike ndikojnë negativisht tek hormonet riprodhuese
Previous article "KËRDIA" ME VJEDHJET E BANESAVE/ Vihet në pranga "skifteri" i Vlorës (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT