SOÇI (Rusi) – Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një moment kur Ankaraja përpiqet për arritjen e një armëpushimi në provincën rebele të Idlebit, në veriperëndim të Sirisë.
VJENË (Austri) – Agjencia IAEA-së përgjegjëse për monitorimin e instalimeve iraniane organizon asamblenë e përgjithshme të saj në një moment kritik për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
BERLIN (Gjermani) – Takimi i Komisionit të Punëve të Brendshme të Bundestag-ut mbi ngjarjet në Chemnitz.
UASHINGTON (SHBA) – Publikimi nga Banka Botërore të të dhënave të fundit për varfërinë ekstreme.
ALGJER (Algjeri) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Algjerinë ku pritet të takohet me homologun algjerian dhe presidentin, Abdelaziz Bouteflika.


