Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve me rastin e fillimi të viti të ri shkollor.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se sot është një rrugë e re për ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e mësuesve në këtë proces.
“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.
Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor! 💐📚”, shkruan Kryemadhi.


