Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin V.V në Tiranë i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V. Burri e ka rrahur sepse nuk kishte gatuar.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 16.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.V. banues në Tiranë, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për nenin 130/a i Kodit Penal. Gjithashtu për shtetasen M.V., u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


