Ish deputeti i Partisë demokratike, Gerti Bogdani , një nga figurat që i ka munguar së fundmi debatit politik, duket se u “riktheu” ku në një postim të bërë sot në Facebook, shkruante mbi protestën në Kukës.
Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, veç tarifës së Kukësit, Bogdani flet edhe për vettingun e politikanëve si dhe jep përgjigjen mbi një kandidim të mundshëm të tij në Bashkinë e Tiranës.
Intervista e plotë:
1.Në një deklaratë të bërë nga ju së fundmi mbi protestën në Kukës për tarifën u shprehët se ju i latë në baltë kuksianët.
Shumë pak njerëz nga qytete të tjera ishin në proteste vec kuksianeve, ndonëse rruga është e mbare kombit, e kanë paguar nga taksat e tyre njësoj të gjithë qytetarët nga Vermoshi në Konispol.
2. Vetting-u i politikanëve. Partia demokratike ka një propozim konkret mbi çështjen. Ju mendoni se ky vetting është i nevojshëm në politikën shqiptare?
Patjetër që po! Ka ardhur koha që të gjithë politikanët të japin llogari njësoj si të tjeret, sepse kanë patur dhe kanë në dorë fatet e të gjithë shiptarëve!
Por eshte e domosdoshme, jo që të behet për fasadë dhe e kapur nga politika, sic po ndodh fatkeqësisht me procesin e vetingut të gjyqësorit. Eshtë një propozim konkret dhe shumë i mirë i Partise Demokratike. Duhet thënë gjithashtu, që është një proces i paevitueshëm, duke marrë parasysh cfare ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit dhe të Europës Jug-Lindore; ku Shqipëria si zakonisht mbetet dominoja e fundit.
3.Keni një lloj tërheqje nga protagonizmi. Dikurshëm mediatik dhe publik, sezonin e kaluar parlamentar.
Është perceptimi ynë i gabuar apo një zgjedhje e juaj?
Jo gjithmonë protagonizmi zhvillohet në media :-), sepse pikërisht për këtë nevojë të protagonizmit ekstrem, disa politikanë e reklamojnë aq shumë punën e tyre në media dhe ne rrjete sociale, sa janë bërë të bezdisur! Aq të bezdisur janë bërë për publikun, sa ti për vete fillon e mendon dy herë të dalësh apo jo në media! 😀
Përtej “shakave”, në Partinë Demokratike unë mbuloj pozicionin e Sekretarit të Marredhënieve me Jashtë, ndaj puna ime në këtë periudhë zhvillohet më së shumti jashtë Shqiperise.
4.Si e vlerësoni afrimin e Shpëtim Idrizit në PD dhe reagimin e Vangjel Dules për koalicion opozitar?
Shkeljet, abuzimet, përfitime skandaloze e pa limit, korrupsioni e krimi në të cilat është zhytur kjo qeverisje, me sa duket pak nga pak, po i kuptojnë tashmë dhe aleatet e saj. Kur forcat politike bashkohen për një kauzë të mire, atëherë bashkimi është pozitiv.
5.Çfarë duhet të ndryshojë Partia Demokratike dhe opozita në tërësi që të fitojë zgjedhjet lokale të 2019 përballë Ramës dhe PS?
Partia Demokratike ka treguar se di të përkushtohet ndaj kauzave të drejta për qytetaret, dhe i ka fituar edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal! Zgjedhjet fitohen nëse votuesit shohin të adresuara problematikat e tyre dhe alternativën serioze për t’i zgjidhur ato. Nëse zgjidhen nga partitë ata kandidatë që kane vizionin dhe mbi të gjitha, dëshirën për të bërë diçka të mirë për komunitetin e tyre dhe jo thjesht për të dhënë leje ndertimi!
Zgjedhjet lokale kanë një vlerë të vecantë, sepse bëhet fjalë për vizionin për të ndryshuar cdo bashki, mundësinë për të qënë realisht me pranë qytetareve, për të zgjidhur hallet e tyre! Qeverisja vendore është një nga mundesitë e arta për cdo parti dhe për cdo kandidat që të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve!
6. Në media emri juaj ka qarkulluar këto ditë si kandidat i mundshëm përballë Erion Velisë për kryetar Bashkia në Tiranë. Si tirons i vjetër dhe politikan i brezit të ri, do e pranonit nëse ju propozohet?
Kandidatët vendosen nga strukturat e partisë dhe nga drejtuesit e saj. Çdo gjë në kohën e vet.
Përgatiti: AlpeNews.al


