• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISJA E SHKOLLAVE/ Nikolla uron nxënësit: Qoftë rrugëtim i mbarë
Home
Shqipëri

NISJA E SHKOLLAVE/ Nikolla uron nxënësit: Qoftë rrugëtim i mbarë

16 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Përmes një mesazhi me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor nesër, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë, ndërsa ka thënë se janë 32 mijë vogëlushë që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ministrja ka thënë se këtë vit qeveria shpërndau libra falas dhe 610 milionë lek nga taksat e qytetareve u kthyen sërish tek prindërit të cilat përdoreshin për libra.

“Të dashur prindër dhe nxënës, e di që po i jepni dorën e fundit përgatitjeve tuaja. Më lejoni t’ju përshëndes në këtë prag fillimi të vitit shkollor. Ju përshëndes ju 32 mijë vogëlusheve që ju rreh zemra fort për zilen e parë të fillimit të shkollës. Ju përqafoj dhe ju premtoj se po nisni një rrugëtim të sigurt dhe cilësor. Vëmendja jonë është për të gjithë 48- mijë nxënësit të sistemit para universitar. Ju do mësoni me  tekste të reja. Ju do keni mësuesit me të mirë qe vijne përmes meritës. Për të gjithë ju gjimnazistë do të vijoni vitin e ri shkollor në gjimnaz të unifikuar dhe të njëjësuar. 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Të dashur mësues, faleminderit për gjithçka bëtë për shpërndarjen e teksteve dhe për misionin tuaj. Mbështetje për më të mirët maturantë që zgjedhin profesionin e mësuesit. Perfeksionuam portalin për arsimin. Të dashur prindër ky vit ishte viti i teksteve falas. 610 milionë lek nga taksat tuaja u kthen sërish tek ju përmes teksteve falas. Këtë vit do ketë 214 klasa sportive. Mësues e mësuese niseni ditën e parë me urimin më të bukur për nxënësit tuaj. I mbarë rrugëtimi i këtij viti shkollor, do jem me ju çdo orë dhe çdo ditë të punës suaj!”- ka thënë Nikolla në mesazhin e saj.

Po fillon shkolla 📚📝👩‍🏫😊

Posted by Lindita Nikolla on Sunday, September 16, 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E HOLLËSISHME/ Pirlo: Ja pse JUVENTUSI do të fitojë Championsin
Previous article TRONDITET FUTBOLLI ANGLEZ/ Ndahet nga jeta legjenda e kombëtares së "3 luanëve"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT