• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRJETI SOCIAL MË NARCISIST/ Dritëhijet e Instagramit, ja çfarë thotë shkenca
Home
Teknologji

RRJETI SOCIAL MË NARCISIST/ Dritëhijet e Instagramit, ja çfarë thotë shkenca

16 September, 2018 k.autor Teknologji

Një narciz social, i cili nganjëherë nuk bën mirë për shëndetin mendor të përdoruesve të rinj. Por edhe një largim nga stresi. Kështu duket Instagram, “i vëzhguar” nga shkenca.

Rrjeti social më narcisist. Sipas një studimi anglez edhe ajo që është më pak e mirë për shëndetin e frekuentuesve të rinj të këtij mijëvjeçari. Aty ku çështjet serioze dhe kontradiktore i japin mundësi argëtimit, duke na liruar pak nga stresi i përditshëm.

Dritëhijet  e Instagramit. Rrjeti social i momentit ka përfunduar disa herë në vitet e fundit nën lupën e psikologëve dhe shkencëtarëve, të interesuar për të kuptuar dinamikën sekrete dhe efektet mbi numrin gjithnjë në rritje të përdoruesve.

Pse miliona njerëz duket se e preferojnë atë gjithnjë e më shumë se rrjetet sociale tradicionale si Facebook dhe Twitter? Dhe mbi të gjitha, çfarë na tregon ajo pafundësi fotosh që çdo ditë gjeneron bukurinë e 4.2 miliardëve “like”? Ka disa linja studimi, të cilat zbulojnë diçka më shumë që pas qershorit ka arritur një miliard përdorues aktivë, duket të jetë në fuqi një nga kalimet e kohës më të preferuara teknologjike të njerëzimit.

Narcizët. Përveç liqenit ku pasqyrohet vetë dhe bie në të, nëse miti i Narcizit do të jetonte sot, do të drejtohej drejt Instagramit. Një studim i viti 2016 nga Universiteti i Swinburn përdorur përcaktoi dy lloje narcizësh, narcizë madhështore dhe të dobët (vulnerabël).

Të parët tregojnë tipare si ekzibicionizëm, të paepur, manipulim, superioritet, agresion, indiferencë dhe kërkojnë vëmendje, ndërsa narcisizistët e pambrojtur përfshijnë tipare të tilla si paaftësi, zbrazëti dhe turp, zemërim, pafuqi, hipervigjilencë në përçmim dhe ndrojtje.

Ky i fundit, sipas studiuesve, mbi Instagram do të publikojë fotot gjatë ngjarjeve të rëndësishme apo në gjendje për të bërë përshtypje ndjekësit me hashtag. Kjo është për shkak se narzisët vulnerabël përdorin Instagram si një platformë për të kërkuar reagime pozitive, pasi njerëzit kërkojnë vlerësime nga të tjerët për të forcuar vetëvlerësimin.

Manipulatorët me filtra! Natyrisht, jo të gjithë përdoruesit e Instagramit janë narcizë. Sipas një sondazhi anglez të vitit 2017, 64% e të anketuarve besojnë se Instagrami është platforma më narcize e mediave sociale. Në fakt, siç shpjegohet nga një tjetër studim, i kryer mbi 239 studentë, dhe i botuar nga  Computers in Human Behavior, Instagrami duket se tërheq edhe ata që i përgjigjen këtij Identikiti psikologjik, sepse propozon ndërveprime sipërfaqësore, bazuar kryesisht në ndarjen e fotografive dhe videove (shpesh me gif dhe animacione qesharake). Dhe pastaj është çështja e filtrave. “Narcizistët – shpjegojnë kërkuesit – mund të publikojnë dhe manipulojnë fotografi specifike për të bërë që jeta e tyre të shfaqen në një mënyrë të caktuar”.

Për t’u dhënë përdoruesve narcizë të Instagramit dozën e tyre të vlerësimit të përditshëm do të jenë të tjerë narcizë. Është ky rezultati i një studimi, në bashkëpunim me Universitetit Shtetëror të Miçiganit (SHBA) dhe Universitetit Sejung të Seulit (Koreja e Jugut). Studiuesit u përqëndruan në të ashtuquajturin “narcizizëm madhështor”, duke intervistuar 276 pjesëmarrës. Ndërsa jo-narcizët mbajtën qëndrime shumë negative ndaj selfies për botimin e fotove dhe më pak interes për të ndjekur përdoruesit Instagramit që postonin selfie, narcizët treguan më shumë interes për të ndjekur përdoruesit Instagramit që publikonin selfie.

Instagrami dhe shëndeti mendor. Instagrami do të ishte gjithashtu edhe rrjeti më i keq social për shëndetin mendor dhe mirëqenien. Kështu thotë një studim i United Kingdom’s Royal Society for Public Health i kryer në maj të 2017, mbi rreth 1.500 adoleshentë dhe të rritur anglezë.

Nëse është e vërtetë se platforma fotografike ka marrë një rezultat të mirë për vetëshprehinë dhe e afirmimin e identitetit, ka qenë e lidhur edhe me nivele të larta ankthi, depresioni, ngacmimi, bulizmi, frika e përjashtimit dhe frika e humbjes.

Sondazhi me titull #StatusOfMind, është bazuar në intervistat e 1,479 të rinjve të moshës mes 14 dhe 24 vjeç, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth asaj se si rrjetet sociale kishinpasoja mbi 14 çështje të ndryshme që lidhen me shëndetin e tyre mendor apo fizik. Rezultati? Si Youtube dhe Facebook, por edhe Snapchat, Tëitter dhe Instagram kanë marrë rezultate pozitive, sepse ata japin mundësinë për t’u shprehur dhe i përkasin një komuniteti, përveç mbështetjes emocionale (nëpërmjet reagimeve apo fjalëve inkurajuese).

Por në qoftë se Youtube mori një rezultat të lartë për shkak se siguron informacion të besueshëm mbi shëndetin dhe për shkak se ndihmon në reduktimin e depresionit, ankthit dhe vetmisë së të anketuarve, Facebook, Twitter, Snapchat dhe Instagram janë të lidhura me një rritje të ankthit dhe depresionit.  “Duke parë miqtë vazhdimisht me pushime ose duke shijuar netë jashtë mund të bëjnë të rinjtë të ndihen të humbur, ndërsa të tjerët të gëzojnë jetën”, thotë #StatusOfMind. “Këto ndjenja mund të nxisin një qëndrim konfrontimi dhe dëshpërimi”.

Dhe jo vetëm kaq. Sipas studimit, postimet në mediat sociale mund të krijojnë gjithashtu pritshmëri joreale dhe ndjenja të pamjaftueshmërisë dhe vetëbesimit të ulët. Kjo mund të shpjegojë pse Instagram, ku fotografitë personale janë qendra e vëmendjes, morën rezultatet më të këqija për implikimet në imazhin e trupit dhe ankthin. Siç u përgjigj një e intervistuar:“Instagrami i bën vajzat dhe gratë të ndjehen sikur trupat e tyre nuk janë mjaft të mirë, sepse njerëzit i shtojnë filtrat dhe modifikojnë pamjet e tyre për t’i bërë ato të duken të përsosur”. Problemi është veçanërisht i ndjerë nëse është vërejtur edhe nga operatorët e Instagram, të cilët prej kohësh i propozojnë atyre që përdorin hashtag si #depresion, mundësinë për t’u mbështetur mbi një suport online të menjëhershëm.

Një oaz. Por Instagram, për fat të mirë, gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv mbi përdoruesit e tij: një studim i vitit 2018 nga Universiteti i Missouri-Columbia zbuloi se, megjithëse përdoruesit e Instagramit ndryshojnë në qëllimin e tyre të përdorimit të platformës, shumica e tyre e frekuenton atë, sepse ai u ofron një lloj argëtimi social dhe i çliron ata nga përballja me imazhe politike ose kontraverse, të cilat dominojnë mediat e tjera shoqërore. Sipas TJ Thomson, një prej autorëve të studimit, “Shumë njerëz e shohin Instagramin si një oaz ku mund t’i shpëtojnë problemeve dhe shqetësimeve të jetës së përditshme”. Kjo shpjegon dhe suksesin e fotografive të udhëtimit në Instagram: “Fotot e vendeve ekzotike dhe të largëta pasqyrojnë shumë karakteristika pozitive që njerëzit i pëlqejnë, të tilla si bukuria, aventura dhe unikja”, përfundon Thomson. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKTIVISTË E LGBT NË SERBI/ Zhvillohet parada e krenarisë në Beograd
Previous article TIFOZËT NË FESTË/ FATURIME, MARKË dhe RANKING, MILANI kërkon “G8” e futbollit

k.autor

Postime të ngjashme

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT