Seanca për dhënien e masës së sigurisë për 5 të ndaluarit e Niklës. Gjykata është rrethuar nga forca të shumta policore, ndërkohë që masa e sigurisë është dhënë për Ylli Çangun, Valter Bamin, dhe Mareklen Hakën të cilët kanë mbetur në burg, ndërkohë që vazhdon seanca .Mbyllet se anca për dy të tjerët Lutfi Haka Skënder Leza.
5 të ndaluarit, Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël. Avokati i njërit prej të ndaluarve në Nikël të Fushë-Krujës, Ilir Murati, ka thënë për Report Tv se shpata që iu sekuestrua klientit të tij, Valter Bami, nuk është armë e ftohtë. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, një nga personazhet që ka trazuar politikën shqiptare në 2 vitet e fundit, për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.


