• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAKTATET E LUFTËS/ Ja ç’shkruanin nacionalistët shqiptarë kundër Italisë fashiste
Home
Dossier

TRAKTATET E LUFTËS/ Ja ç’shkruanin nacionalistët shqiptarë kundër Italisë fashiste

16 September, 2018 k.autor Dossier

Siç shumë mite të tjera nga e shkuara, prodhuar nga historiografia komuniste, i tillë është dhe ai se vetëm komunistët u angazhuan në luftë kundër pushtuesit, e trakte vetëm prej tyre dilnin e lëshonin në milet. Por nuk është kështu. Trakte kanë hartuar e lëshuar edhe  nacionalistët, ata pra, legalistët e ballistët.

Nga vera e 1942 dhe sidomos në fund të këtij viti, në Shqipëri ishin intensifikuar aksionet antifashiste si nga ana e çetave nacionaliste ashtu edhe nga ata te drejtuara prej komunistëve. Vazhdimisht flitet për aksionet e këtyre të fundit në këtë periudhë, por dokumentet e Ministrisë së Brendshme të viteve 1942-1943 dëshmojnë se aktiviteti antifashit i grupeve nacionaliste të Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar ishin disa herë më të fuqishme. Shpërndarja e trakteve dhe manifesteve për të frymëzuar dhe mobilizuar popullin kundër fashizmit ishte rruga më e shpeshtë e reagimit, ndërsa qytetet ku nacionalistët kishin më shumë influencë ishin Tirana, Shkodra, Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Dokumenti që sjellim sot është një trakt i shkuar me dorë dhe i hedhur në qytetin e Shkodrës. Prefekti u këtij qyteti, Daut Çarcani njofton Ministrinë e Brendshme për këtë aktivitet të grupeve nacionaliste dhe i bashkangjit edhe traktin e mëposhtëm. Në trakt bëhet thirrje për të rrëmbyer pushkët e për të fituar lirinë.

Prefekti Çarçani thekson në shkresën e tij se kjo ishte vepër e nacionalistëve dhe jo e komunistëve. Më poshtë i sjellim të plota tekstet e këtyre dy dokumenteve:

Prefektura e Shkodrës

Nr.38/25 RES.

Shkodër më 7/8/942

Ora 11

 Marrun ora 18.

 Ministrisë së Punëve të Mbrendshme

Zyrës Politike, Tiranë

Parmbramë janë hedh ne ket qytet nji sasi manifestash ma tepër me ngjyrë nacionaliste se sa komuniste me anë të të cilave kritikohet kryetari i qeverisë si dhe anëtarët e saj.

Prefekti, D.Çarçani

Trakti i hedhur për të cilin flet prefekti Daut Çarçani ishte ky:

Popull Shqiptarë

Ndëgjoni ta kuptoni mirë kët  listë  qi po i u shkruaj. Në qoftë se jena shqiptarë të vërtetë  të mprojmë atdheun tonë nga armiku, gjith çka jena shqiptarë, të ngrihemi të gjithë, me pushkët në dorë si trima, si trimnesha, të lirojmë atdheun tonë nga armiku se përndryshej kena me hjek shumë keq,  mjaft e zgjatëm deri tash se me fjalë si bahet gja.

Popull shqiptar  mos ua ve mendjen  se Italia do të përpiqet  e do t ëmundohet për neve, mos u bani të marrë, kuptoheni pak se ajo do sa e sa me na  poshtnue neve. Ajo ashtu kujto por neve si shqiptarë të përmendun  qi jena,  as si jena poshtnue e as  si do të poshtnohemi, kur se atdheu i jonë të jetë i robnuem edhe neve cka na duhet të rrojmë, atherë na thonë shqiptarë të poshtën, prandaj ma mirë vdekjen ose lirinë se mjaft duruem deri tashti.

Gati 4 vjet  qi po na mundon ky, na fiku për çdo gja, ka për të n’a sharrue për bukë edhe për çdo gja qi si gjendet, kurse ma parë ishte çdo gja lirë dhe gjendesh.

Popull shqiptarë mos kujtoni se Shqipnija do të rrijë gjithmonë e robërueme, gjith çka jena shqiptarë të bashkojmë gjithë trupat në nji shpirt  edhe të luftojmë me gjithë zemër si trima shqiptarë. Do të vijë dita që gjak do të derdhim në popullin Italian se edhe kështu s’durohet se gjysma e botës  janë pa bukë, ma shumë dalin e lypin nji kuje buk sa me e mbajt shpirtin. Mjaft ndejti Shqipëria e robërueme neve duhet të derdhim gjak për atdheun e jo të rrojëm, s’ka cka na duhet as nanë as babë as vëlla as motër kur se kena atdheun tonë të lirë, kur se të fitojmë lirinë tonë, atherë edhe krundet do ti duem me gjithë zemër.

 Rroft Shqipëria e lirë

Rroftë atdheu I jonë I dashtun

Rroftë populli shqiptar

Rroftë flamuri kombëtar I Shqipnisë

 Poshtë Italia

Poshtë Fashizmi

Poahstë populli italia

Poshtë flamuri italian(tesheshi)

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIE A/JUVE në pritje të golit të parë të RONALDOS, transfertë e vështirë për MILANIN
Previous article SABRI FEJZULLAHU FESTON DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbushi! (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT