• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EXPRESSEN.se”/ Ju tregojmë trashëgiminë botërore antike të Shqipërisë (FOTO)
Home
Media të Huaja

“EXPRESSEN.se”/ Ju tregojmë trashëgiminë botërore antike të Shqipërisë (FOTO)

16 September, 2018 Isa.Autor Destinacione, Media të Huaja

Rreth 2 000 vite më parë Shqipëria ishte një pjesë e rëndësishme e Perandorisë Romake dhe aty ka kudo rrënoja antike. Më i famshmi është Butrinti, në jug të Sarandës, por më e bukura është Apollonia, në jug të Durrësit, shkruan gazeta suedeze “Expressen.se” në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.

Këtu, në një kodër që rrihet nga dielli dhe të mbushur me pemë ulliri dhe një pamje shumë të bukur nga deti, rrënojat antike ndodhen në rrugën romake që lidhte Dyrrahun antik (Durrësi) me Butrintin, por këto rrugë shkonin gjithashtu edhe në Romë dhe Konstandinopojë.

Në Apolloni, perandori romak, Augusti, bëri shkollën dhe sot mund të lëvizni nëpër këto rrënoja, që kanë shpjegime në disa gjuhë, si dhe ku mund të shihni se si dukeshin shtëpitë në atë periudhë. Edhe Butrinti edhe Apollonia janë zona që cilësohen trashëgimi botërore nga UNESCO.

Kruja, qyteti që ndodhet në mes të maleve

Nëse fluturon për në Tiranë mund të vëreni një qytet të vogël që ngjitet në një mal të lartë dhe të thepisur që ndodhet në anë të një lugine. Ky qytet është Kruja, qyteti që ngroh zemrat e gjithë shqiptarëve nga ku heroi kombëtar Skënderbej udhëhoqi përpjekjet për pavarësi kundër turqve në vitet 1400.

Kruja mund të vizitohet lehtësisht duke u nisur nga Tirana, por do të ishte mirë që të qëndroni një natë, sepse mund të shijoni një pamje të këndëshme të pazarit të restauruar, të kullës së rojes të kështjellës mesjetare dhe të kështjellës muze që i dedikohet Skënderbeut, nga ku do të keni një pamje fantastike të maleve, pllajës dhe detit. Kruja është si Durrësi, një vend ku mund të blini argjendari fine.

Gjirokastra dhe Berati, bukuroshet osmane

Me shumë mundësi, Gjirokastra është vendi larg brigjeve që turistët vizitojnë më shumë. Një amfiteatër me shtëpi të bukura osmane që ndodhen në pjesën e malit dhe qytetin modern poshtë.

Kjo pamje është e bukur, por Gjirokastrën e shijon kur shëtit nëpër rrugicat e ngushta dhe tatëpjetat e rrëshqitshme. Pazaret e bukura janë mbushur me dyqane për turistët dhe restorante, që janë veçanërish shumë komod në mbrëmje.

Ajo që shumë pak turistë dinë është që edhe qyteti i Beratit ofron një sharm osman, ku shtëpitë e vjetra ngjitet sipër njëra tjetrës në mal, ku sipër ndodhet një kështjellë e madhe.

Ky është një vend ku mund të hash, të pish një birrë apo një kafe me çmim shumë të lirë në çdo cep në anë të lumit, me një pamje të bukur në të gjitha anët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME ARMË PA LEJE NË ÇANTË"/ Arrestohet 39 vjeçari në Lushnje, gjatë kontrollit u gjetën dhe...(EMRI)
Previous article RISIA E FUNDIT E REPIT/ Këta këngëtarë shqiptarë provuan se anglishtja është jashtë mode! (VIDEO)

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT