Niveli i papunësisë është ulur në shifrat 12.4 % në tre-mujorin e dytë të vitit 2018, nga 12.5 % që kishte qenë në tre-mujorin paraardhës.
Kujtojmë që në 2013-ën papunësia kapte shifrat 18.2%, duke pësuar një rënie me 5.8% gjatë qeverisjes së majtë.
Trendi pozitiv i rënies së shifrave të papunësisë i adresohet rritjes ekonomike të vendit e cila po rrit kapacitetet për shfrytëzimin e potencialeve në sektorët kryesorë të ekonomisë.






