Vizita e kreut të opozitës në Maqedoni u shoqërua dhe me praninë e deputetit të PD, Tritan Shehu. Ky i fundit me anë të një postimi në “Facebook” tregon më shumë rreth takimit të kryer.
Postimi i plotë:
Dje ne Maqedoni me Z.Basha.
Ne mbeshtetje te votes “Po” per Referendumin e dates 30 Shtator. Nje vote e tille nuk eshte nje vote per ndonje parti politike, per opoziten apo maxhorancen.
Ajo eshte nje vote per te ardhmen europiane, integrimin e menjehershem ne NATO te atij vendi. Eshte nje vote per secilin qytetar aty, sigurine, lirine, realizimin e aspiratave te cdokujt. Eshte nje vote edhe per implementimin e asaj qe shqiptaret, si shtet formues ne Maqedoni, po realizojne e do te persosin e konsolidojne me tej. Eshte nje vote per te gjthe Rajonin tone europian e paqesor.
Eshte nje rast unik, qe vjen shume ralle ne histori, per te gjithe ata shtetas, pavaresisht nga nacionaliteti, feja e bindjet politike te tyre.




