Aksioni anti kanabis ka vazhduar çdo ditë nga ana e policisë. Bashkia Konispol i është bashkuar forcave të rendit në mbështetje të tyre. Po ky ka qenë operiacion ndryshe, pasi ka përfunduar në “anti mandarina”.
Si pasojë janë shkulur 250 rrënjë mandarina të mbjella pesë ditë më parë.
Bashkia Konispol me mbështetjen e forcave të rendit dhe policisë bashkiake ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antimandarina në Xarrë.
“Drogën e lënë dhe mandarinat i shkulin. Ne nuk mbollëm hashash por mandarina. Nuk kishim leje nga bashkia, por kërkuam dy ditë kohë për shkulje vullnetare. Na hoqën bukën e fëmijëve nga goja, 1300 euro dëm”, shprehen fermerët.
© SYRI.net


