• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË VLORË/ FNSH dhe Delta Forcë ndaluan vëllanë e ish kryekomunarit të Shushicës (VIDEO)
Home
Breaking News

AKSIONI NË VLORË/ FNSH dhe Delta Forcë ndaluan vëllanë e ish kryekomunarit të Shushicës (VIDEO)

15 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vila tre katëshe e cila të premten e 14 shtatorit, iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm të Delta Forcë, FNSH-së Fier por dhe policisë së Vlorës ishte në pronësi të vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës.

Policia dha sot detaje mbi operacionin e koduar “Maskimi” gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

Ora News solli dje pamje të këtij operacioni kontrolli dhe të momentit të arrestimit të Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me  shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”. Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike” informoi sot policia e Vlorës

Në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava”  me një krehër me fishekë, si dhe 161  fishekë të tjerë

• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol

• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)

• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEDINA E DITËS/ Dëshironi të bëheni MILIONERË sot, luani këto SUPER ndeshje (FOTO)
Previous article PO SHKËLQEN ME TOPÇINJTË/ Arsenali vendos veton, Monreal nuk largohet

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg Aktualitet

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT