• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPJA E KRIMINELËVE/ Nga aksioni në Divjakë e deri tek “furnitorët” në Berat. Çfarë ndodhi SOT
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPJA E KRIMINELËVE/ Nga aksioni në Divjakë e deri tek “furnitorët” në Berat. Çfarë ndodhi SOT

14 September, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Aksioni i policisë për parandalimin e krimeve, kapjen e autorëve dhe kriminelëve, po vazhdon dita ditës.

Pas operacionit në Nikël, policia ka vazhduar përsëri për kërkimin dhe kapjen e tyre.  Po cilat kanë qenë qytetet ku kanë vazhduar aksionet ditën e sotme:

–Në Divjakë: RENEA në kërkim të dy personave, përballet me rezistencën e të moshuarit.

Forcat RENEA kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit me synim kapjen e dy personave në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Të dy personat kërkohen pasi janë të përfshirë në disa vrasje.

Fillimisht policia ka bërë rrethimin e shtëpisë që mendohej se po strehoeshin personat e kërkuar, por pas kësaj, pronari i shtëpisë, Haxhi Lika, i armatosur me çifte ka kundërshtuar punonjësit.

RENEAT kanë qëlluar në ajër pas mosbindjes nga ana e 77 vjeçarit, e ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur, ku sipas nipit të tij, ai ishte i shtrirë në krevat dhe në momentin që ka qenë duke u ngritur, e kanë qëlluar me plumb në kokë. Më pas ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikur për jetën. E ndërsa policia ka shoqëruar dy djemtë e të plagosurit Arben dhe Martin Likën, 45 dhe 51 vjeç.

-Në Vlorë: Tentoi të kryej vrasje me armë zjarri, kapet autori.

Policia ka arritur të vë në pranga një 31 vjeçar, banues në këtë qytet. Bëhet fjalë për një atentat për vrasje që 31 vjeçari Fatjon Aliraj kreu në datën 6 gusht të këtij viti, ndaj personit me inicialet A.M.

Pas një muaj në arrati, Aliraj është vënë në pranga nga ana e forcave të policisë në mëngjesin e sotëm.  Përveç akuzës për atentat, mbi 31 vjeçarin rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Dyshimet për lëndë narkotike, aksioni në afërsi të fshatit Babicë.

Forcat RENEA dhe FNSH kanë “blinduar” qytetin e Vlorës sërish. Këtë hërë u bë  kontrolli në disa banesa  në lagjen Partizani. Kontrolli u zhvillua pasi dyshohej se fshiheshin sasi lëndësh narkotike.  Nga ky aksion i zhvilluar u shoqëruan  tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende, si dhe gjithashtu u sekuestruan armë dhe sasi të lëndëve narkotike

-Në Durrës: 18 vjeçari lëviztë me armë nëpër qytet.

Një 18 vjeçar i dyshuar, është ndaluar ditën e sotme. Gjatë kohës që ai po lëviztë me makinë si pasagjer, policia ka kërkuar ndalimin dhe kontrollimin e mjetit.

Gjatë kontrollit, iu gjet një pistoletë dhe një krehër me 3 fishekë. 18 vjeçari Merlino Disha ishte banues në Burrel, e ndërsa arrestimi i tij u bë në zonën e plazhit në Durrës.

-Në Tiranë: Vodhi me dhunë xhiron ditore, kapet autori

Polica po ashtu ka arrestuar autori 19 vjeçar Xhesion Kasaj, i cili kishte kryer një vjedhje në 28 shkurt të këtij viti. Gjatë grabitjes ai kërcënoi shitësen e një kioske me anë të një thike, duke i marrë asaj xhiron ditore.

Autori i vjedhjes, banes në Përmet, u kap sot nga ana e policisë tek sheshi “Shqiponja”.  Akuza që rëndon mbi të është vepra penale “Vjedhje me dhunë”.

-Në Berat: “Furnizonin” qytetin me drogë, arrestohen 3 personat.

Më tej aksionet e policisë kanë vazhduar në qytetin e Beratit. Gjatë kontrollit në një lokal të këtij qytetit, u gjendën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e cila dyshohet se është e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Sipas policisë këto sasi lëndësh narkotike, mendohet se do të shpërndaheshin në zona të ndryshme të qytetit.

Në këtë aksion u vendosën në pranga 3 persona:

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,
-Sokol Shehu, 48 vjeç,
-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA ME ARGJENTINËN/ Paolorosso: Mesi ishte shumë i trishtuar, qante sikur t’i kishte vdekur nëna
Previous article 3.4 MILION EUROT DHE "TOYOTA-T"/ Klevi Lika kërkon LIRINË: Më lini të vazhdoj shkollën

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT