• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMET PËR LARGIME/ Brenda tre viteve u zhdukën 19 persona nga qyteti i Vlorës
Home
Breaking News

DENONCIMET PËR LARGIME/ Brenda tre viteve u zhdukën 19 persona nga qyteti i Vlorës

14 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zhdukja e të rinjve, peshkatarëve, emigrantëve apo biznesmenëve në Vlorë është kthyer në vitet e fundit në një fenomen shqetësues për Policinë e këtij qarku. 


Biznesmeni i zhdukur, Adriano Jaho

Janë 19 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve. Pas denoncimit të familjarëve, Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre. Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e të shumtëve prej tyre janë për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje, që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Burime nga Policia bënë të ditur se nuk përjashtojnë dyshimin se ata mund të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar, këta persona konsiderohen veçse të zhdukur. Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Ksandro Imeraj, i zhdukur

Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifikuar.

Ariseld Maze, i zhdukur

Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici. Ksandro Imeraj, 32 vjec, është një tjetër i ri, që zhdukja e tij është denoncuar nga të afërmit, edhe nëpërmjet medias.

Albano Xhaferri

Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç u gjet pa jetë pranë monumentit të Pavarësisë. Veç rasteve që janë denoncuar nga vetë familjarët në media, Policia e Vlorës nuk bën të ditur emrat e personave të tjerë të zhdukur. Por, sipas të dhënave zyrtare, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det.

Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportuar lëndë narkotike apo për t’u larguar nga Shqipëria. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për të cilët dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët.

Vetëm në këtë vit janë shtatë denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës. Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Ata rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh dhe nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZAT PËR KOSOVËN/ Ja si votuan dje vendet e BE-së. Greqia nga 16 anëtarë kundër ishin...
Previous article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Një muaj nga tragjedia, përkujtohen 43 viktimat

k.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT