• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE/ SHBA miliona dollarë për të ndihmuar Meksikën
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE/ SHBA miliona dollarë për të ndihmuar Meksikën

14 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Administrata amerikane duket e gatshme të paguajë miliona dollarë, për të ndihmuar Meksikën të deportojë mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend me shpresën për të mbërritur një ditë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një njoftimi të zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar Kongresit, shuma prej 20 milionë dollarësh mund të përdoret për të mbuluar kostot e autobusëve apo biletave të avionit për të deportuar emigrantët nga Meksika drejt vendeve të tyre të origjinës.

Fondet do të transferohen nga DASH drejt Departamentit të Sigurisë së Brendshme, si pjesë e një programi pilot për “largimin e emigrantëve”, gjë që mund të rezultojë në deportimin e rreth 17 mijë personave nga Meksika.

“Kjo shumë e njëhershme asistence do të ndihmojë qeverinë e Meksikës të adresojë, e madje të pengojë, fluket e emigrantëve të paligjshëm, duke i mbajtur kështu ata larg mundësisë së hyrjes së Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugperëndimor”, thuhet në njoftimin dërguar Kongresit.

Sipas programit, autoritetet meksikane do të jenë përgjegjëse për ndalimin, paraburgimin, shqyrtimin e kërkesave për azil dhe procedurat e tjera të emigracionit në përputhje me ligjet meksikane dhe ato ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara vetëm sa do të financojnë biletat e linjave ajrore normale, apo fluturimeve ‘charter’, sikurse edhe mjetet e transportit rrugor apo hekurudhor”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Megjithatë, mbrëmjen e vonë të së enjtes Ministria e Jashtme meksikane reagoi përmes një deklarate, ku tha se qeveria e Meksikës është ende duke e shqyrtuar planin dhe nuk ka dhënë ende akordin për të, as verbalisht dhe as zyrtarisht.

“Qeveria meksikane do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë amerikane sa i përket çështjes së emigracionit, duke kërkuar për çdo rast dhe në mënyrë konstruktive të promovojë emigracion të rregullt, ligjor dhe të sigurtë, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare”, ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E VUÇIÇ NË KOSOVË/ Serbia "hap thesin", mbi 200 milionë euro investime
Previous article FIZIK SI I ELHAIDA DANIT/ Këngëtarja zbulon sekretet e saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT