• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME MINISTRAT E BALLKANIT/ Xhafa: Bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar KRIMIN
Home
Shqipëri

TAKIMI ME MINISTRAT E BALLKANIT/ Xhafa: Bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar KRIMIN

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së. Në këtë konferencë marrin pjesë, përveç ministrave të Brendshëm ballkanikë edhe vendet pjesë e Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore (PCC SEE). Konferencën e drejtoi Ministri i Brendshëm i Austrisë Herbert Kickl, në cilësinë e kryesisë së radhës të Presidencës së BE-së.

Gjatë konferencës vendet pjesëmarrëse, firmëtare të Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, nënshkruan “Marrëveshjen ndërmjet Vendeve Anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore për Shkëmbimin e të dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe Regjistrimit të Automjeteve dhe marrëveshjes së saj zbatuese”. Ajo bazohet tërësisht në Konventën e Prümit, mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së, e cila është pjesë e legjislacionit evropian.

Në fjalën e mbajtur në konferencë Ministri Xhafaj, ndër të tjera theksoi se “Konferenca është rasti i përsosur për të firmosur marrëveshjen mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike, të dhënave të regjistrimit të automjeteve, si dhe marrëveshjen zbatuese që e ndjek. Një impenjim i tillë nga ana e vendeve tona përkatëse shpreh vullnetin tonë të përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë penale”.

Duke folur mbi problemet që ndeshin sot vendet e BE-së dhe ato aspiruese për në BE, z.Xhafaj nënvizoi si sfida terrorizmin, emigracionin e jashtëligjshëm dhe kriminalitetin. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar këto fenomene. “Ministria e Brendshme shqiptare ka propozuar ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor, me pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi mes nesh ka nevojë për përmirësim dhe përditësim të vazhdueshëm, ndaj nisma për një qendër të tillë ka marrë dhe mbështetjen e plotë dhe publike të Komisionerit Avramopulos,” nënvizoi Ministri Xhafaj.

Ai më tej falënderoi qeverinë austriake dhe atë gjermane për asistencën teknike e sidomos asistencën logjistike dhe ekspertizën e dhënë nga Policia Federale gjermane për Policinë e Shtetit. Z.Xhafaj tha gjithashtu se ka pasur premtime edhe nga vende të tjera por që pritet të realizohen.

Ministri i Brendshëm ftoi pjesëmarrësit në Konferencë për takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Tiranë në datat 4 dhe 5 tetor 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Allegri i tregon derën/ Super lojtari i Juventusit bën gati valixhet, do të luaj me...
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ 18 vjeçarja përfundon në URGJENCË. Tenton të vetëvritet pas...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT