• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI DY DITOR NË SHKUP/ Bushati: Apel shqiptarëve të votojnë për emrin e ri të Maqedonisë
Home
Shqipëri

TAKIMI DY DITOR NË SHKUP/ Bushati: Apel shqiptarëve të votojnë për emrin e ri të Maqedonisë

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu mbështetjen për Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s.

Pas takimit me homologun, Nikola Dimitrov, Bushati u bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë Pro Referendumit më 30 shtator si një marrëveshje me “rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Bushati: Dëshiroj që në emër të shtetit shqiptar, t’i bashkohem gjithë zërave, gjithë miqve të vendit tuaj, duke ju bërë një apel e sidomos, shqiptarëve që jetojnë këtu, për të mbështetur marrëveshjen historike të Prespës, sepse kjo marrëveshje, pavarësisht se shpesh konsiderohet si një marrvëshje për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet dy vendeve, në fakt ka një rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe për perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike. Prandaj, dëshiroj më të mirën për vendin tonë fqinj, Maqedoninë, në datën 30 shtator.

Duke qëndruar sërish tek interesi i qytetarëve në Maqedoni, Bushati theksoi se zbatimi i ligjit të gjuhëve do të përmirësojë dhe bashkëjetesën etnike.

Bushati: Sikundër angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës aktuale për ligjin e gjuhëve, përdorimit të gjuhëve që i krijon një mundësi të gjithëve të ndihen qytetarë të lirë me të drejta dhe detyrime të barabarta.

Përpjekjet për stabilitetin në Ballkan nuk janë vetëm në Maqedoni. Dhe mes Kosovës dhe Serbisë pritet arritja e një marrëveshje përfundimtare.

Bushati: Urojmë që ky dialog të sjellë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, një marrëveshje që do të shënonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet palëve dhe pse jo do ti hapte rrugën procesit të plotë të ripajtimit mes Serbisë dhe Kosovës.

Në takimin me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Telat Xhaferri, Ministri vlerësoi rolin e Parlamentit dhe faktorit politik shqiptar në mbajtjen e ritmit dhe dinamikës së reformave gjatë vitit të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PO LUAN TITULLAR/ Ish-portieri i Inter: Buffon duhet të ishte tërhequr, sepse...
Previous article I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Ndërron jetë në spital 31 vjeçari. Vuante nga...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT