• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E GJITHË VËMENDJA TEK JU”/ PS nis anëtarësimet e reja. E fillon nga Elbasani
Home
Shqipëri

“E GJITHË VËMENDJA TEK JU”/ PS nis anëtarësimet e reja. E fillon nga Elbasani

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Fushata “E gjithë vëmendja tek njerëzit” nisi në Elbasan, ku kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ftoi të gjithë të rinjtë ti bashkohen kësaj partie.

Balla u shpreh se të rinjtë që do të bëhen pjesë e PS-së do të kenë mundësinë të garojnë për këshilla bashkiakë.

Balla: Fillojmë sot një aksion shumë të rëndësishëm, atë të hapjes së PS, me moton “E gjithë vëmendja tek njerëzit” dhe PS e hapur për këdo që është i gatshëm të kontribuojë. Përsa i përket fushatës, për të cilën jemi mbledhur sot këtu, atë të hapjes së PS, unë dua t’i them çdo të riu e të reje që kanë bërë zgjedhjen e duhur për t’ju bashkuar forcës më progresive politike të skenës politike shqiptare, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes të pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë.

Balla theksoi se në kushtet kur kundërshtari mungon, PS duhet të konkurojë me angazhimet e marra ndaj njerëzve.

Balla: Jemi e vetmja parti, që edhe pse jemi më e madhje, edhe pse jemi fituese në tre përballjet e fundit elektorale, gjithmonë gjejmë vend për të ndryshuar, për të përmirësuar strukturat dhe ata që janë ftuar të kontribuojnë sot për PS, do të jenë, jo vetëm pjesë e një kontributi, por sigurisht do të hyjnë në një proces përzgjedhës për listat e reja të kandidatëve për parlamentet lokalë.

Koncept të ri të fushatës do të sjellë edhe FRESSH. Kryetari, Elio Hyska, theksoi se Forumi Rinor Socialist do të jetë më ndërveprues me problemet e të rinjve.

Hyska: Ne jemi duke organizuar një plan të ri veprimi, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë territorin në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ne kemi konceptuar një forum i cili do të jetë interaktiv, do të jetë në të gjithë territorin dhe mbi të gjitha do të jetë aty ku ka komunitet të rinjsh. Do të vendosim në vëmendje të angazhit tonë individin. Kemi menduar se aktivistët tanë, përveç se të jenë pjesë e një ekipi, i cili ndryshon dhe lufton përditë bashkë me PS për ndryshimin, qoftë në arsim, infrastrukturë, mjedis apo ekonomi, por kemi menduar t’i rrisim këta individë edhe politikisht.

Fushata “E gjithë vëmendja tek njerëzit” u lancua në Asamblenë Kombëtare të PS-së me 7 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja cilat trende të viteve ’90 duhet të rikthehen sërish në modë (FOTO)
Previous article DEKLARATA E BUJSHME/ XAVI vlerësonte RONALDON më shumë se MESSIN, sepse...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT