• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER MASHTRIMI I “GULF”/ Si u arrestua dhe u la i lirë 49-vjeçari, i akuzuari kryesor për këtë skandal
Home
Breaking News

SUPER MASHTRIMI I “GULF”/ Si u arrestua dhe u la i lirë 49-vjeçari, i akuzuari kryesor për këtë skandal

13 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën.

Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat.

Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim ndërsa dëmi i shkaktuar kalonte 5 milionë euro. Disa persona u vunë nën hetim si zbatues të skemës së mashtrimit dhe kryesori ishte Albano Aliko, menaxheri kryesor.

Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona shumë më tepër se sa karburant kishin në gjendje. Brenda pak ditësh u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.

Për muaj të tërë ideatorët e skemës së mashtrimit u zhdukën, por Top Channel ka mësuar se pas 5 muajsh kërkimi i akuzuari kryesor, Albano Aliko, 49 vjeç është arrestuar nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Tiranës.

Ndalimi ndodhi të hënën dhe arrestimi i 49-vjeçarit u mbajt pa u pasqyruar vetëm nga një njoftim me iniciale në faqen online të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa dje Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë vendim që nga arrest me burg e kthen në arrest shtëpie ndalimin e personit kryesor që mashtroi me 5 milionë euro.

Vendimi është dhënë të mërkurën nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndonëse ndaj Alikos rëndojnë akuza që kodi penal parashikon dënime deri në 10 vjet burgim.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, shkaktoi një dëm të madh shumë personave por edhe vetë shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFERENDUMI I MAQEDONISË/ Historianët Milo e Krasniqi: Shqiptarët të marrin pjesë masivisht
Previous article JO VETËM FUTBOLLIST I SUKSESSHËM/ Ronaldo mes topave për reklamën e të brendshmeve

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT