• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LOJËRAT E FATIT/ Ahmetaj, letër autoritetit mbikëqyrës: Largoni kumarin
Home
Ekonomi

LOJËRAT E FATIT/ Ahmetaj, letër autoritetit mbikëqyrës: Largoni kumarin

13 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të nisë punën për zhvendosjen e kazinove jashtë zonave të banuara.

 Ligji për lojërat e fatit parashikon se, brenda datës 31 dhjetor 2018, të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat.

Përmes një shkrese zyrtare, kreu i Financave ka ngarkuar autoritetin që të mbikëqyrë zbatimin e këtij detyrimi.

“Duke pasur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses të tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikëqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore”, shkruan në letër Ahmetaj.

Përveç mbikëqyrjes, autoriteti do të jetë i detyruar që të raportojë çdo javë për numrin e subjekteve që zhvendosen.

“Në zbatim të detyrimeve ligjore, të merren të gjitha masat për përmbushjen e detyrimeve nga subjektet e Lojërave të Fatit dhe të raportohet në terma javorë mbi ecurinë e procesit”, shkruan më tej Ahmetaj.

Zhvendosja e kazinove elektronike nga qendrat e banuara, si dhe kufizimi i pikave të basteve duhet të kishte hyrë në fuqi që më 1 janar të vitit të kaluar. Por, përmes një amendamenti të beftë të 6 deputetëve të mazhorancës aktuale, ky detyrim u shty edhe me dy vite të tjera, duke bërë që përgjatë kësaj kohe biznesi i kumarit të zgjerohet ndjeshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHET BURRELI/ Zjarr në katin e parë të pallatit, rreth 50 familje në panik
Previous article SHKRUAJNË ANGLISHT DHE JO SHQIP/ Njihuni me 5 vip-et që "urrejnë" gjuhën e tyre. Kritikat e fansave

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT