• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME MINISTRAT/ Xhafaj në Austri: Sfidë mbeten terrorizmi, emigracioni i paligjshëm dhe kriminaliteti
Home
Shqipëri

TAKIMI ME MINISTRAT/ Xhafaj në Austri: Sfidë mbeten terrorizmi, emigracioni i paligjshëm dhe kriminaliteti

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së.

Në fjalën e mbajtur në konferencë Ministri Xhafaj, ndër të tjera nënvizoi se sfidë për BE mbetet terrorizmi, emigracion i jashtëligjshëm dhe kriminaliteti. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar këto fenomene.

“Ministria e Brendshme shqiptare ka propozuar ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor, me pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi mes nesh ka nevojë për përmirësim dhe përditësim të vazhdueshëm, ndaj nisma për një qendër të tillë ka marrë dhe mbështetjen 

Xhafaj, ndër të tjera theksoi se “Konferenca është rasti i përsosur për të firmosur marrëveshjen mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike, të dhënave të regjistrimit të automjeteve, si dhe marrëveshjen zbatuese që e ndjek. Një impenjim i tillë nga ana e vendeve tona përkatëse shpreh vullnetin tonë të përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë penale”.

Ai më tej falënderoi qeverinë austriake dhe atë gjermane për asistencën teknike e sidomos asistencën logjistike dhe ekspertizën e dhënë nga Policia Federale gjermane për Policinë e Shtetit. Z.Xhafaj tha gjithashtu se ka pasur premtime edhe nga vende të tjera por që pritet të realizohen.

Ministri i Brendshëm ftoi pjesëmarrësit në Konferencë për takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Tiranë në datat 4 dhe 5 tetor 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 15-vjetori i “TKZ”/ Presidenti Ilir Meta takim special në ambientet e presidencës
Previous article LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Rama: Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT