Opozita do të bojkotojë sërish punimet e Kuvendit seancën e sotme. PD-LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë do të zhvendosen sot në Durrës në një mbledhje paralele me seancën plenare që do të zhvillohet në Tiranë.
Mbledhjet e opozitës së bashkuar në disa qytete të vendit, sipas Bashës është një mesazh rezistence kundër krimit, që sipas tij ka mbështetjen e qeverisë. Nga Durrësi, Basha pritet që të flasë sërish për vettingun në politikë dhe aksionin opozitar.
Kjo do të jetë seanca e tretë që opozita bojkoton, pasi në datë 3 shtator kur nisi sesioni parlamentar, opozita ishte në Shkodër, ndërsa javën e parë në Elbasan. Gjithashtu grupi parlamentar i PD ka bojkotuar edhe komisionet parlamentare gjatë kësaj jave.


