• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EVIDENTIMI I PROBLEMEVE/ 541 milionë lekë kompensim për dëmet e prapambetura të sigurimeve
Home
Ekonomi
Portret

EVIDENTIMI I PROBLEMEVE/ 541 milionë lekë kompensim për dëmet e prapambetura të sigurimeve

13 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare informuan sot Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me ecurinë e problematikës së Fondit të Kompensimit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Ervin Koçi theksoi se gjatë vitit 2018, ashtu si dhe gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë evidentimit dhe zgjidhjes së problemeve të trashëguara ndër vite (duke filluar nga viti 2002) me Byronë Shqiptare të Sigurimit.

Kreu i AMF-së theksoi se deri në datë 10 shtator 2018, shoqëritë e sigurimit kanë kryer 59% pagesave të dëmeve të prapambetura nga Fondi i Kompensimit, që në vlerë absolute arrin në rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime, të cilat janë marrë nga qytetarët e dëmtuar.

Gjithashtu, shoqëritë e sigurimit kanë lidhur marrëveshje për të paguar me këste të nënshkruara me palët përfituese/përfaqësuesit ligjor edhe për shlyerjen e detyrimeve në vlerën prej rreth 303 milionë lekë. Në anën tjetër, AMF, pas ndryshimit të Rregullores në muajin korrik 2018, ka shpërndarë te shoqëritë praktika për shlyerje detyrimesh në vlerën e mbi 95 milionë lekëve.

Kjo ecuri pozitive në pagesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme të Bordit të AMF-së për pagesën e menjëhershme për detyrimet e prapambetura që janë të ekzekutueshme dhe  miratimin e Fondit të Kompensimit për dosjet që janë në proces trajtimi, ose gjyqësor.

Në muajin nëntor 2017, u miratua një shtesë në Fondin e Kompensimit të vitit 2017, me vlerë 250 milionë lekë, e cila nuk vinte si propozim nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë. Ndërsa në korrik 2018, Bordi miratoi një tjetër shtesë të Fondit të Kompensimit prej rreth 182 milionë lekë, nisur nga vendimet e gjykatave të formës së prerë. Fondi i Kompensimit i miratuar nga Bordi i Autoritetit për vitin 2018 arrin në rreth 1.68 miliardë lekë dhe ky Fond i miratuar nga AMF është më shumë se ai i 3 viteve të marra së bashku, 2014– 2016.

Nga ky fond i miratuar, 923 milionë lekë janë detyrimet e prapambetura të cilat janë për t’u ekzekutuar dhe rreth 745 milionë lekë janë për ngjarjet e sigurimit në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë.

AMF edhe në vazhdim deklaron se po merr një sërë masash lidhur me inspektimin në vazhdim të BSHS për ndjekjen e zbatimit të vendimeve të Bordit të Autoritetit. Ndryshimet e ndodhura në BSHS me emërimin e drejtorit të ri dhe ndryshimin e rregullores “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e Fondit të Kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”, ndryshuar në korrik 2018, i dhanë mundësinë Autoritetit të bëjë ndarjen e dosjeve të prapambetura objekt i Fondin e Kompensimit në rastet kur nuk veprohet nga BSHS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBANTE ARMË ZJARRI NË LOKAL"/ Kapet 46 vjeçari në Pogradec, gjatë kontrollit iu gjet dhe...(EMRI)
Previous article VIDEO QESHARAKE/ Mourinho, Smalling dhe Jones po bën xhiron e botës

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT